Lajme Shqip Sunday, 29 April 2012 08:30

Shoqëria e ngushtë ndërmjet Beyonce, Jay-Z dhe Kanye West tashmë njihet prej kohësh. Për këtë, Beyonce është shprehur e pakënaqur me marrëdhënien e Kanye West me Kim Karadshian. Sipas burimeve këngëtarja nuk e ka aprovuar aspak lidhjen e reperit dhe stilistit në të njëjtën kohë. Ky konfirmim vjen nga një burim i brendshëm i Beyonce, i cili ka thënë se “Beyonces nuk i pëlqen fare kjo gjë”.

Asaj nuk i ka pëlqyer kurrë marrëdhënia që Kim vendos me meshkujt dhe ka qënë shumë kritikuese ndaj videove të saj erotike, që u publikuan disa vite më parë.

Po i njëjti burim rrëfen se martesa 72 ditëshe e Kim nuk i ngjall asaj aspak besim dhe që përfundimisht dëshira e Beyonce është që lidhja e Kaney dhe Kim të zgjasë sa më pak. Mirëpo vajzave do t’i duhet t’i zgjidhin sa më shpejt mosmarrëveshjet e tyre, sepse së shpejti Kaney dhe Jaz- Z do të nisin turin e tyre në Britaninë e Madhe, gjatë muajve në vijim. Dhe gjejeni kë do të marrin me vete? Reciprokisht të dashurat e tyre. Kështu që me apo pa hir, Kim dhe Beyonce do të jenë në të njëjtën varkë.