Lajme Shqip Monday, 29 August 2011 15:21

Ka qenë një surprizë kur në mbrëmjen e VMAs 2011 mbas performancës së këngës së saj, Beyonce ka zbuluar barkun e saj shtatzënë.

Pasi i tregoi të gjithë botës përpara kamerave gjëndjen e saj, kanë filluar duartrokitjet pa pushim për të. Më pas vëmëndja është drejtuar menjëherë tek Jay-Z, bashkëshorti i saj, ku kamera ka fokusuar atë të lumturuar dhe dukshëm krenar. Mbas tij ishin edhe Kanye West që i rrihte shpatullat, si dhe Lady Gaga e veshur si një djalë që bënte tifo me një gotë wisky në dorë.

Beyonce dhe Jay-Z kanë tre vjet martesë dhe këngëtarja kishte thënë se prej kohësh kishte menduar që do të dëshironte të bëhej nënë në moshën 30 vjeçare; ajo mbush 30 vjeç në muajin shtator.

Çifti i cili shkëmbeu betimet me njëri-tjetrin në vitin 2008 në një ceremoni private. Që prej kaq vitesh është përballur me thashetheme shtatzënie, por që gjithmonë i kanë përgënjeshtruar. Ndërsa kësaj here, pikërisht atëhere kur nuk dyshohej gjë, ata e kanë dhënë lajmin në mënyrën më të bukur të mundshme. (LajmeShqip.com)