Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 17:37

Beyonce, 30, pasi kaloi fundjavën në Venecia të Italisë, është parë të martën në plazhin e Kroacisë me bashkëshortin e saj Jay-Z, 41 vjeç. Ndryshe nga paraqitja e saj në Festivalin e Venecias me fustan të zi, në Kroaci ajo është shfaqur me bikini të bardhë duke ekspozuar barkun e zgjeruar.

Çifti është duke kaluar ditët më të mira të dashurisë së tyre, pasi që të dy janë shumë të lumtur për këtë ndryshim të shumëdëshiruar në jetën e tyre.

Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, thuhet se është më i emocionuari pasi prej kohësh ka dëshiruar shumë që të bëhej baba. Mungesa e babait në jetën e tij, ka bërë që ai të dëshirojë shumë që t’i falë fëmijës së tij të gjithë ato gjëra që atij i kanë munguar nga dashuria prindërore.

Ndërkohë që Beyonce është duke i shijuar pushimet e saja, thuhet se shtatzënia i ka hapur një oreks, që me sa duket nuk paska të ngopur! (LajmeShqip.com)