Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 14:45

Bukuroshja e Xheorxhisë Betty Cantrell është shpallur sot amerikania më e bukur, porse kurorëzimi i saj ka mbetur nën hijen e kërkimfaljes të njeriut të parë të kësaj gare për skandalin që kishte ndodhur në ngjarjen Miss America para 32 vjetësh në qendër të së cilës kanë qenë fotot lakuriqe të bukuroshes Vanessa Williams, njofton AP, transmeton Koha.net.

Kjo këngëtare dhe artiste e madhe e vitit 1983, për pak kohë ishte bërë afroamerikania e parë me titullin Miss kombëtar e sot ka marrë kërkimfalje nga drejtori ekzekutiv i Miss America, Sam Haskell, për shkak se një vit më pas, pas publikimit të paautorizuar të fotografive të saj në Penthouse, ishte e detyruar ta kthente titullin.

Williams në këtë zgjidhje ka qenë gjykatësja kryesore, ndërsa Haskell, i cili s’ka pasur asnjë lidhje me garën gjatë kohës së skandalit, i tha asaj nga skena: “Më vjen keq për gjithë atë që është thënë dhe është bërë… Mirë se u ktheve Vanessa!”.