Lajme Shqip Thursday, 01 March 2012 15:00

Ditën e djeshme aktorja Jennifer Garner ka sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë, i cili do t’i bashkohet klanit të familjes me dy vajzat Violet (6 vjeçe) dhe Seraphina (3 vjeçe).

Për ardhjen në jetë të djalit të tyre, ka qenë vetë Affleck që ka postuar në profilin e tij zyrtar në Facebook njoftimin, dhe jo vetëm kaq, por edhe zbulimin e emrit të tij, Samuel Garner Affleck.

Çifti nuk e pati bërë publike gjininë e fëmijës që prisnin, por as nuk patën treguar nëse ky kishte qenë një sekret për ta.

Vetëm tre ditë përpara se të lindte, Garner ka dhënë një intervistë duke u shprehur se do të ishte shumë e çuditshme po të bëheshin me djalë, pasi familja e tyre tashmë ishte mësuar me vajza.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck, të cilët kanë 7 vjet të martuar, lajmëruan pritjen e fëmijës së tyre të tretë në gusht të vitit 2011. (LajmeShqip.com)