Lajme Shqip Thursday, 08 November 2012 16:00

Nju-Jork – Kompania Time Warner Cable thuhet se me çdo kusht dëshiron që të sigurojë nënshkrimin e Dejvid Bekamit për një kontratë, e cila do ta bënte anglezin udhëheqës të një emisioni sportiv. Me sa duket, ata tanimë i kanë ofruar një marrëveshje “të rëndë” disa milionë dollarëshe dhe janë duke shpresuar se me të si yll i emisionit, televizioni i tyre sportiv do të bëhet numër 1 në Amerikë .

“Ne e duam Dejvidin, pavarësisht se a dëshiron apo jo të luajë ende për Galaxy. Ne jemi në rrugë për t’u bërë programi më i fortë sportiv në vend dhe ai është një figurë kyç në planet tona”, tha një burim nga kompania Time Warner.

Supozohet se Dejvidit do t’i ofrohet roli i udhëheqësit të ‘talk-show’ sportiv, në të cilën ai do të bisedojë me shumë sportist të mirënjohur dhe do të diskutojë rreth taktikave. Thuhet se do t’i ketë “duart të lira” në përzgjedhjen e mysafirëve të tij dhe nuk do të jetë i kufizuar vetëm në yjet e futbollit.

Pasi u njoftua se kompania Time Warner Cable është e interesuar për 37-vjeçarin anglez, konkurrenti “Fox” thuhet se ka filluar të përgatisë një ofertë që shpresojnë që do të jetë mjaft e mirë, që megjithatë Bekami të nënshkruajë me këtë kompani.(LajmeShqip.com)