Lajme Shqip Sunday, 24 July 2011 14:39

Të gjithë e dinë që ardhja e një fëmije, pritet me dhurata nga njerëzit e afërt. Por, rasti i Viktorias dhe i Davidit është i veҫantë, pasi ҫifti është dendur me dhurata, aq sa ka vendosur t’i japë të gjitha për bamirësi.

Prej kohësh ҫifti i kishte bërë njerëzit me dijeni që të mos i bënin më dhurata, se pavarësisht se e vlerësonin mendimin e tyre, do t’jua kthenin dhuratën mbrapsht. Dhuratat për ta, kanë vërshuar nga të gjitha anët: kushërinj, shoqëria, kolegë dhe kompani të ndryshme që kishin lidhje biznesi me Beckham-ët.

Shumë familjarë, në ditët në vazhdim në Los Angeles, do t’u jepen karroca fëmijësh, rroba dhe aksesorë të tjerë, që ato mbase nuk do e dinë që kanë qenë të blera për familjen e pasanikëve Becks.

Viktoria ka shpenzuar 910 euro për të porositur një karrocë të posaҫme për vajzën e saj me ngjyrë lejla, ngjyra e saj e preferuar, meqë në shitje nuk po gjente asnjë me këtë ngjyrë. Në fotografi shfaqet karroca që ato e dhuruan për bamirësi.

Mbrëmë, ҫifti, që për momentin kanë marrë me qera vilën e regjizorit Steven Spielberg në Hollivud për 106 mijë euro në muaj, bëri me dije nëpërmjet zëdhënësit të tyre:

“Ne nuk duam t’ju inkurajojmë për të na dërguar dhurata e megjithatë vazhdojmë të marrim shumë. Sa të shpenzojmë kohë për të gjetur adresën e dërguesit për t’ia kthyer mbrapsht, ku edhe shumica kanë filluar të mos e tregojnë adresën e tyre, ne kemi vendosur që të gjitha këto dhurata t’ua japim shoqatave bamirëse që e meritojnë.”

Punë të mbarë Beckhams! (LajmeShqip.com)