Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 10:47

Pas njё jave tё tёrё spekulimesh, David zbulon tё vёrtetёn mbi emrin e pazakontё tё vajzёs sё tij.

Pavarёsisht polemikave se gruaja e tij nuk ka lexuar asnjёherё njё libёr, Beck rrёfen tё vёrtetёn mbi emrin e vajzёs sё tij. Ajo ёshtё quajtur Herper, pasi Harper Lee ёshtё autorja e librit mё tё preferuar tё Viktorias, romani “To Kill A Mockingbird”.

Nё njё video tё postuar nё profilin e tij nё FaceBook, David ka thёnё: “Shumё kuptime lidhen me emrat e fёmijёve tanё dhe Harper ёshtё njё emёr qё pёr ne ka qenё shumё i dashur pёr njё kohё tё gjatё. Njё arsye ёshtё se Harper ёshtё njё emёr i vjetёr anglez, tё cilin ne e pёlqejmё shumё, dhe arsyeja e dytё ёshtё se ёshtё emri i autores sё romanit mё tё preferuar tё Viktorias. Ai ёshtё njё libёr plot pasion.”

Sqarimet e tij, Beckham i ka vazhduar edhe më tej duke thёnё: “Ndёrsa emri i dytё Seven (shtatё), ashtu si shumё kush e ka argumentuar, lidhet me numrin e fanellёs time, qё e kam mbajtur pёr shumё vite, kur kam luajtur me Manchester United. Ai ka qenё njё numёr fati gjatё karrierёs sime, por ky nuk ka qenё shkaku kryesor! Njё nga arsyet e tjera pse ne zgjodhёm Seven, ishte sepse simbolizon perfeksionin shpirtёror, shtatё mrekullitё e botёs, shtatё ngjyrat e ylberit dhe tё shumё kulturave botёre. Konsiderohet si numёr fati.” (LajmeShqip.com)