Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 10:39

Nё pёrgjithёsi vip-at i ruajnё shumё imazhet e viteve tё para tё fёmijёve tё tyre, por ndryshe ёshtё pёr çiftin Beckham.

Vajza e tyre pa u bёrё ende 1-javёshe ka dalё ne faqet zyrtare-publike tё prindёrve tё tyre, mё saktёsisht, ka qenё David sipёrmarrёsi pёr t’i publikuar kёto foto.

Nё njё foto duket David me vajzёn e tij tё sapolindur, kur ajo ishte ende nё maternitet. “Vajza e babit!”, e ka komentuar ai kёtё foto.

Mё pas ai ka postuar edhe njё foto tjetёr: Viktorian teksa flinte bashkё me vajzёn, ku Harper shtrihej e rehatuar nё kraharorin e nёnёs sё saj.

“Kёto janё dy vogёlushet e mia”, e ka komentuar ai kёtё foto.

David i cili ёshtё shprehur shumё i ekzaltuar pёr mbёrritjen e njё vajze tё re nё familjen e tyre, ka thёnё nё njё intervistё:

“Ështё e çuditshme, por e kёndshme tё shohim nё shtёpi rroba vajzash me ngjyrё rozё dhe lejla. Ështё njё ndjesi e çuditshme pasi deri tani jemi mёsuar vetёm me djem nё shtёpi. Mua dhe djemve tё mi do tё na duhet tё mёsohemi dhe tё tregohemi mё tё kujdesshёm, pasi vetё natyra e vajzave dihet qё ёshtё mё delikate. Vёllezёrit e Harper janё shumё tё emocionuar pёr motrёn e tyre; u duket si njё kukull!” (LajmeShqip.com)