Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 12:00

Prishtinë – Nё pritje tё mbёrritjes sё fёmijёs sё katёrt tё çiftit Beckham, futbollisti David ka publikuar kёtё foto tё mrekullueshme tё gruas sё tij, Viktoria, shtatzёnё, teksa ekspozohet nё diell.

Çifti i cili tashmё i ka tre djem, Brooklyn, Romeo dhe Cruz, janё nё pritje tё fёmijёs sё tyre qё do tё jetё njё vajzё.

Nё profilin e tij nё FaceBook, David ka postuar kёtё foto tё Viktorias duke komentuar:

“Fotografova Viktorian teksa ajo nuk e kishte mёndjen. Duket e mahnitshme; shumё shpejtё do tё lind dhe vajzёn tonё!”

Fotoja artistike me ngjyra  bardhё e zi qё ka shkrepur futbollisti, nuk ka tё sharё! Fotografitё e tjera i pёrkasin David-it me djalin e madh Brooklyn qё ishin bashkё pёr tё parё njё lojё basketbolli. Praktikisht David, djalin e tij tё madh e merr me vete pothuajse nё çdo vend. (LajmeShqip.com)