Në më pak se një javë të mbetur deri në afatin e parashikur për lindjen e fëmijës së tyre të katërt, çifti ka filluar të praktikojë teknikën ‘Lamaze’ e cila ndihmon në frymëmarrjen dhe relaksimin gjatë lindjes.
Ylli i futbollit është parë ta shoqërojë gruan e tij dhe ta ndihmojë në praktikat e saja.
Ato janë fotografuar nga paparacët edhe teksa kanë qënë duke zgjedhur emrat për vajzën e tyre. Në emrat e listuar gjendet edhe emri Atlanta, për shkak të qindra udhëtimeve që kanë bërë mbi këtë pellg.
Viktoria e cila pret të lindë fëmijën e saj të katërt, ka planifikuar që ta lindë atë në ditën e Pavarsisë së Amerikës, më 4 korrik.
Pasaniku David 37-vjeçar, paraprakisht kishte rezervuar seksionin-C të spitalit privat Portland në Londër. Por Viktoria duket se ka ndërruar mëndje dhe ka vendosur që ta lindë fëmijën e saj në Los Angeles, dhe për këtë kanë marrë një shtëpi me qera pranë të tyres për të gjithë të afërmit e tyre që do të shkojnë për t’i vizituar ato ditë.
Beckham-ët i kanë edhe tre fëmijë të tjerë, Brooklyn 12 vjeç, Romeon 8 dhe Cruzin 6 vjeç. (LajmeShqip.com)