David dhe Victoria Beckham ishin ndër të ftuarit e privilegjuar në dasmën e Princ William dhe Kate Middleton.
Sipas akuzave të bëra publike në një program televiziv në Amerikë nga Lady Elizabeth Anson, kushërirë e Mbretëreshës, David dhe Victoria janë ankuar për karriget që u ishin caktuar në pjesën e mbrapme të sallës së Kishës Westminster Abbey dhe kanë kërkuar që të ndërrojnë biletën e pozicionit të karriges së tyre.
Lady Elizabeth ishte organizatorja e festës, për një gamë të ftuarish prej 350 vetash, përfshirë monarkë dhe personalitete. Por David 36-vjeçar dhe Victoria 37-vjeçare kanë reaguar menjëherë pas kësaj akuze duke e komentuar si “plotësisht budallallëk”. Por dokumentari “Inside The Royal Wedding” (brenda martesës mbretërore), i transmetuar mbrëmë në televizioni amerikan NBC, rrëfen ndryshe!
Menjëherë pas këtij dokumentari, zëdhënësi i Beckham ka dalë dhe ka deklaruar për shtypin:
“David dhe Victoria kanë qenë të nderuar që kanë qenë ndër të ftuarit e dasmës dhe është plotësisht budallallëk të thuash të kundërtën!”
Kjo është hera e parë që diskutohen detaje nga të ftuarit e martesës së shekullit. (LajmeShqip.com)