Lajme Shqip Thursday, 26 April 2012 16:00

Bebet e konceptuara përmes teknikave të trajtimit të fertilitetit janë rreth 1/3 më shumë të predispozuar të lindin me defekte sesa bebet e tjera që janë ngjizura pa ndihmën e teknologjisë, kështu thotë një studim i publikuar këto ditë në ‘Reuters’.

Megjithatë studiuesit edhe pse kanë shqyrtuar dhjetëra studimeve të mëparshme nuk e kanë përcaktuar ende se përse trajtimet e fertilitetit janë të lidhura me një rrezik të lartë të lindjeve me defekte, dhe për këtë fajësohet teknologjia.

Fertilizimi ‘in vitro’ (IVF) në të cilin vezët e nënën janë fekonduar jashtë trupit të saj dhe më pas janë transferuar në mitrën e saj, është në dispozicion për të gjitha nënat për më shumë se prej tre dekadash, dhe studimet e shumta kanë rishikuar rreziqet e mundshme të këtyre teknikave.

Zhibin Hu në universitetin mjekësor të Nanjing dhe kolegët e tij kanë mbledhur rezultatet e 46 studimeve dhe kanë krahasuar numrin e defekteve të fëmijëve të lindur in vitro dhe atyre normalisht.

Për 124 mijë fëmijët e lindur përmes IVF-së, në të cilin spermatozoidi i vetëm është injektuar direkt në vezë, rreziku për të pasur defekt në lindje ishte 37 % më i lartë se tek lindjet dhe fekondimet normale. Mjekët thonë se është e vështirë që të jepen këshilla se si të shmangen defektet pasi ende mbeten pothuajse të panjohura shkaqet e vërteta që i sjellin ato.