Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 12:12

Duket se dy artistet shqiptare kanë në plan një bashkëpunim.

Bebe Rexha është shqiptarja nga Maqedonia që dalë ngadalë po hec drejt suksesit në Amerikë.

Ajo gjithmonë është ndjerë krenare për prejardhjen e saj e madje këtë herë Shqipmedia mëson se Bleta po palnifikon duet me një nga artistet kosovare, transmeton lajmi.net.

Këngëtarja që po flitet se do bashkëpunojë me Beben është Era Istrefi. Të dyja këto janë artiste që edhe shkruajnë këngët e tyre she stili i egër i të dyjave bën që bashkëpunimi të jetë i mundshëm.

Sipas Shqipmedia, Bebe Rexha kohëve së fundit është e afërt me këngëtaren shqiptare Era Istrefi madje është shqipetarja e vetme që e ndjek në rrjetet sociale dhe mundesitë janë të shumta për një bashkëpunim mes dy super këngëtareve.