Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 12:25

David Beckham, Lady Gaga dhe Rihanna do ta vënë faqen e tyre zyrtare për një qëllim të mirë.

Këtë javë ato do të postojnë vetëm foto të fëmijëve të uritur të Afrikës Lindore, duke promovuar në ëtë mënyrë një film të shkurtër rreth këtij fenomeni.

Edhe shumë yje të tjerë i janë bashkuar këtij projekti “Unë do të jem shok i fushatës tënde”, e cila mbështet fondet e ngritura për miliona fëmijë dhe familje të prekura.

Kjo shoqatë bamirësie shpreson që 600 milion njerëz të shohin filmine vendosur nën këngën e Bob Marley & The Wailers, “High Tide Or Low Tide”. Kjo është drejtuar nga Kevin MacDonald që bëri edhe ‘The Last King Of Scotland”.

Për të ndihmuar që të rriten fondet, kënga sëbashku me videon mund të shkarkohen edhe nga iTunes, nga imgonnabeyourfriend.org ose nëpërmjet faqes së Bob Marley Facebook facebook.com/bobmarley for 99p. (LajmeShqip.com)