Lajme Shqip Friday, 20 April 2012 08:00

Revista “Times” ka publikuar listën me 100 njerëzit me më shumë influencë në botë për vitin 2012-të. Lista ndahet në 5 kategori, manjate, risi, ikona pionierë dhe lider.

Në grupin e fundit përfshihen figura të tilla si presidenti amerikan Barak Obama, Mitt Romney, Hillary Clinton, por edhe personazhe më pak të njohur si zv/presidenti kinez Xi Jinping.

Mes 38 grave që përfshihen në listën e këtij viti janë themeluesja e “Spanx” Sara Blakely, që ka vënë pasuri të madhe duke riorganizuar të dhënat për gratë në të gjithë botën, duke u përfshirë në kategorinë e manjateve.

Mes ikonave gjenden këngëtarja e muzikës pop Adele dhe dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton. Në listë gjendet një total prej 54 personalitetesh ndërkombëtare nga 37 vende dhe jo të gjithë pozitivë, të tillë si lideri koreano-verior Kim Jung Un dhe presidenti sirian Bashar al-Assad.