Lajme Shqip Sunday, 11 August 2013 18:00

Aktori Alec Baldwin është gati të zbarkojë në rrjetin televiziv MSNBC me një shfaqje të përjavshme, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Sipas burimeve, aktori po përmbyll tratativat për drejtimin e një programi që do të transmetohet të premteve në orën 22, me orën lokale, raporton top channel.

Në këtë program, Baldwin do të ketë mundësi të flasë hapur për idetë e tij politike. Ai është një mbështetës i thekur i së majtës amerikane dhe konsiderohet si ndër më të preferuarit nga simpatizantët e partisë demokratike.