Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 14:52

Tabloidi “The Sun” raporton edhe njё fakt interesant mbi babanё e Amyt, sipas tё cilit, Mitch sapo ka marrё vesh pёr vdekjen e vajzёs sё tij ka kontaktuar me psikologen shpirtёror tё Princeshёs Diana, Sally Morgan.

Sally, 59-vjeçare, i ёshtё ofruar babait tё saj tё kontaktojё me Amyn “nё jetёn e pёrtejme”.

Ish-taksisti dhe kёngёtari i muzikёs jazz jo me kohё tё plotё, Mitch Winehouse, ishte duke udhёtuar pёr nё New York, kur u gjet trupi i vdekur i vajzёs sё tij.

Mёsohet qё ai ta ketё telefonuar Sallyn pasi ka mbёrritur nё New York, pёrpara se tё nisej me avionin e radhёs pёr t’u kthyer nё shtёpi.

Sally ёshtё shprehur: “Unё jam duke e ngushёlluar atё si njё mik, por nёse aftёsia ime si njё medium (kёshtu quhen personat qё komunikojnё me tё vdekurit) do ta ngushёllonte, unё atёhere do ta ndihmoja.”

Mbas vdekjes sё Amyt, kёngёt e saj po bёhen super tё dёgjuara. Kёrshёria ndaj muzikёs sё saj ёshtё rritur edhe mё shumё, njёsoj si legjendarёt e “Klubit 27” qё mbas vdekjes u bёnё mite.

Por, kёrshёria e shumё prej tyre qёndron nёse ka patur materiale tё regjistruara tё albumit tё tretё apo jo? (LajmeShqip.com)