Lajme Shqip Saturday, 31 August 2013 10:57

Besfort Hasanaj, personi i cili po përflitet si publikuesi i videoskandalit të Dafina Zeqirit, ku kjo e fundit ofendonte disa prej kolegeve të saj në muzikë, thotë se edhe vetë atij i intereson të mësojë se cili është personi që e ka nxjerrë videon në fjalë.

“Edhe mua më intereson ta di se kush e ka bërë këtë inçizim, i cili ka ardhur nga dikush që prezantohet si fans i flaktë i BESFORT VIDEO M1. Ai ka dërguar materialin (videot) i mllefosur pse Dafina për një boshnjak e tradhton shqiptarin, e në këtë rast njeriun të cilin deri dje e konsideronte si baba!”, ka thënë Hasanaj për gazetën “Express”. Sipas tij, ai ka dërguar edhe disa video dhe inçizime të tjera, për të cilat ai nuk dëshiron të flasë. “Por kanë të bëjnë me jetën familjare të Dafinës, e që është shumë e trishtueshme. Të gjitha i ka dërguar në emër të estradawikileaks”, thotë Besfort.

 

Publikimi i inçizimit të Daffy-t është vepër penale

Skandali i publikimit të inçizimeve të Dafina Zeqirit, e cila flet për kolegët e saj fjalë jo të mira, mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë publikuesit të tyre. Kjo, pasi me ligj është i ndaluar inçizimi dhe publikimi i paautorizuar i bisedave private. Avokati i Dafina Zeqirit, Arianit Koçi, ka konfirmuar për “Express” se për momentin është në fazën e grumbullimit të provave dhe fakteve, në mënyrë që më tej të procedohet lënda në polici dhe publikuesi i këtij audioinçizimi të vihet para drejtësisë. “Lidhur me këtë çështje më ka kontaktuar Dafina dhe jam në fazën e mbledhjes së provave dhe të shqyrtimit të fakteve”, ka thënë Koçi për gazetën. Ai shprehet se publikimi i paautorizuar i çdo bisede private është i dënueshëm.
“Në parim, inçizimi i paautorizuar i bisedave private dhe publikimi i tyre është veprim kriminal, pra vepër penale. Zakonisht publikimi i këtyre bisedave private përcillet edhe me ndonjë vepër tjetër penale, si psh, shantazhi. Me këto veprime dëmtohet rëndë reputacioni i viktimës”, shprehet Koçi. Avokati Koçi thotë se tashmë është konsultuar edhe me Dafinën dhe ai do të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për ta mbrojtur interesin dhe integritetin personal të Dafina Zeqirit.

 

Përmbajtja e inçizimit

Këngëtarja e njohur e dhjetëra hiteve, që solli një stil shumë të veçantë në muzikën shqiptare është regjistruar nga publikuesi i videos ndërsa shante disa prej kolegeve të saj në muzikë, si Tuna, Zanfina Ismaili, etj… Kështu, në bisedën private të publikuar në ‘Youtube’, Dafina Zeqiri rrëfen raportet e saj me këngëtarët e skenës, përkatësisht me Tunën. “Se unë kam ni kohëve të fundit, më falni në shprehje, se Tuna kish hëngër goxha shumë m** për mu”, ka thënë Daffy për Altuna Sejdiun. E ndërsa kujton bashkëpunimin e suksesshëm me Tunën, ku dy këngëtaret u përfolën si shoqe të ngushta, Dafina thotë: “Unë e kam pas idenë për këngën dhe në fund ata kompozitorët e kanë marrë idenë teme. Kemi pas probleme të shumta dhe ajo është një femër shumë dyfytyrëshe”, ka vazhduar Dafina për Tunën, konflikti me të cilën thuhet se ka kohë që ekziston. Më tej gjatë bisedës Daffy thotë se ka vuajtur shumë gjatë regjistrimit të këngës me Tunën dhe se ka hequr të zitë e ullirit nga ajo, ndërsa ka shtuar se i vetmi personazh në skenën shqiptare, të cilën e ka shoqe është këngëtarja dhe modelja Afërdita Dreshaj. Dafina, që pa modesti në këto biseda e quan vetën të “famshme” (në fakt e tillë është) thotë se ajo nuk jep më intervista për gazeta pa u paguar.

“Tash nëpër gazeta nuk dal, sepse ju thashë po i shitni gazetat për tri euro ose dy euro dhe ju po fitoni sepse fytyra e ime është në faqe të parë”. Dafina më tej tregon se si Blero dhe Teuta Krasniqi i kanë shitur fotot e vajzës një reviste. Ajo ka folur edhe për çmimet e saj nëpër koncerte, duke thënë se meritoj të vlerësohem. Daffy ka qenë kritike edhe ndaj Zanfina Ismailit dhe disa këngëtarëve të tjerë. “Unë përpara kam fol me krejt dhe tani e kam zgjedhur shoqërinë time, sepse përpara unë budalla folsha me krejt”./Bluetooth/