Lajme Shqip Tuesday, 25 September 2012 15:52

Berlin – Autobus-rimorkio, i vlefshëm 1,2 milionë  funte, i gjatë 12 metra, unik në botë për shkak se në vete fsheh “garazhin” për automobil. Ky automjet i kompanisë gjermane “Volkner mobil” ofron luksoz absolut për mysafirë të përzgjedhur. Sajuesit e “shtëpisë në rrota” thonë se “filozofia jonë është të krijojmë ultra luks”.

Ndërmjet rrotave të para e të pasme është e vënë ku mund të vendoset një “ferrari” apo “lamborghini”.Vlera e autobusit – rimorkio është nga 750.000 deri në 1,2 milionë funte, e në të natyrisht se nuk është futur edhe “ferrari” me çmim 170.000 funta.

Blerësit mund të zgjedhin pajisjen e brendshme nga lëkura shumë cilësore, druri, deri te pllakat e kuzhinës edhe banja. Rimorkio është pajisur me frigorifer të madh me ngrirës, makinë për larje rrobash, mikrovalë, telivizor etj.Në të gjendet edhe rezervuari me 800 litra ujë të freskët si kontejneri për ujin e përdorur deri në 600 litra.

Porositë presin nga një vit. Stefani Walker nga “Volkner mobil” thotë “Filozofia është krijomë ultra luks dhe automjetin tonë e shohin si shtëpi me rrotë që mund të udhëtoni nëpër gjithë botën”.(LajmeShqip.com)