Lajme Shqip Tuesday, 13 November 2012 19:35

Sidnei – Dhjetëra mijëra turistë, shkencëtarë dhe adhurues të astronomisë me padurim e presin në zonat tropikë veriore të Australisë eklipsin e tërësishëm të Diellit.

Dukuria e rrallë astronomike fillon nesër shkurt pas lindjes së Diellit sipas kohës lokale. Meteorologët parashikojnë mot të vranët në bregdetin verior të shtetit, për shkak të cilës shumica druajnë se nuk do mund ta shohin eklipsin.

Eklipsi do të ketë ndikim më të madh mbi sipërfaqen e shtetit australian Tritoria Veriore me rreze prej 150 kilometrave. Eklipsi  do të kaloj nëpërmjet  “majës” verilindore të Australisë dhe do të lëviz drejt Oqeanit të Qetë.

Eklipsi i pjesshëm do mund të ndiqet prej ishujve lindor të Indonezisë, pjesës lindore të Australisë, si dhe një pjesë nga  Zelanda e Re, Papua, Guineja e Re dhe nga zonat jugore të Kilit dhe Argjentinës.

Eklipsi i tërësishëm i Diellit në pikën kur do të kulminojë do të zgjasë diçka më shumë se dy minuta. (LajmeShqip.com)