Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 08:20

Mё 9 Prill nё Amsterdam të Hollandës u mbajt për të tretin vit rradhazi një prej koncerteve më promovues të konkurentëve në “Festivalin Europian të Këngës”, i cili njihet si “Eurovision in Concert”.

Pёr tё tretin vit rresht Shqipёria ka marrё pjesё dhe ёshtё pritur me shumё sukses.

Me një anglishte të shkathët dhe gjithmonë e qeshur Aurela është shfaqur shkëlqyeshëm nga intervista në intervistë duke marrë opinionet dhe vlerёsimet më të mira nga gazetarët dhe kritikët.

Në mbrëmje, artistët përfaqsues të 21 shteteve pjesmarrëse në Eurovision, janë ngjitur në skenë për të kënduar këngët e tyre, përpara një publiku të mrekullueshëm dhe të madh.

Aurela u paraqit si një këngëtare pasionante qё nё momentet e para tё ngjitjes nё skenё ku ndezi atmosferën, duke qënë një ndër të paktët artistë që kënduan live në këtë koncert dhe e vetmja që këndoi dy këngë.

E veshur me një fustan të bardhë, përveçse interpretimit të “Feel The Passion”, këngëtarja shqiptare kishte rezervuar dhe një surprizë për publikun hollandez. Ajo kёndoi “Ding-A-Dong”, këngën me të cilën Hollanda fitoi “Eurovision” në vitin1975, duke krijuar një atmosferë shumë të këndshme si në skenë ashtu edhe në sallë.

Që në momentet e para të takimit me shtypin, grupi përfaqёsues shqiptar i përbërë nga Aurela Gaçe, Shpëtim Saraçi dhe Dhurata Bejzade ka qënë në qëndër të vëmendjes duke dhënë intervista për shtypin dhe televizionet hollandeze e të huaja.

Kënga u vlerёsua pozitivisht nga kritikët dhe gazetarët, duke dhënë shpresa se do të ketë të njëjtin sukses dhe në Dusselorf të Gjermanisë ku do tё zhvillohet Eurovisioni në muajin maj.