Lajme Shqip Monday, 15 August 2011 11:19

Këngëtarja jonë e dashur është parë të shëtisë në Bllok, në Tiranë. Megjithëse lëvizjet e saj në publik janë reduktuar, është e pamundur që ajo tashmë të mos tërheqë vëmendjen e kalimtarëve.

Me një pamje krejt ndryshe, kushdo do të habitej! Megjithëse ngjyrat që të jep shtatzënia janë mëse të pranueshme, çdo kush do të ishte kurioz të shihte se si duket këngëtarja sot.

Me disa kile më shumë dhe me një bark të rritur që është goxha i dukshëm, me një fustan të freskët ngjyrë portokalli dhe me sandale të sheshta, me aksesorët që këngëtarja nuk i ndan asnjëherë nga stili i saj dhe me një shishe uji në dorë, Aurela duket e mrekullueshme dhe po aq moskokëçarëse ndaj çdo syri kurioz që e sheh tinëz.

Megjithëse për shkak të shtatzënisë ajo e ka rralluar daljen në publik, regjistrimi i këngëve të saj për albumin e ri  vazhdon normalisht.

Aurela e cila ndodhet në muajin e shtatë të shtatzënisë ka deklaruar që fëmija i saj do të jetë një vajzë. Shpresojmë që ajo të jetë njësoj si e ëma, Aurela Junior.

I urojmë asaj shtatzëni të mbarë! (LajmeShqip.com)