Lajme Shqip Saturday, 11 February 2012 11:40

Këngëtarja e famshme Aurela Gaçe ka publikuar këngën e saj më të re të quajtur “Tranzit”, një këngë e xhiruar me mjaft profesionalizëm.

Kënga ka një mesazh domethënës dhe një interpretim siç di vetëm Aurela të bëj, që të rrënqeth mishin kur e dëgjon! Me muzikë të Alban Kondit dhe vargje të thurura nga vetë këngëtarja dhe Dr. Flori, klipi është realizuar nga kompania Max Production.

Në një prenoncim për Telegrafin, Aurela ka rrëfyer se “Tranzit” është pjesë e albumit të radhës, si një nga projektet e saj më të rëndësishëm.

“Kënga “Tranzit” është pjesë e albumit tim të radhës. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm në karrierën time pasi kam punuar për të prej një kohe të gjatë, për më tepër nga kjo këngë ndaj momente të paharrueshme, pasi pjesa më e madhe e tyre është xhiruar vetëm dy ditë përpara lindjes së ëngjëllit tim,” ka pohuar Aurela duke ju referuar vajzës së saj Grace, frut i historisë disa vjeçare të dashurisë me menaxherin e saj. (LajmeShqip.com)