Lajme Shqip Monday, 16 May 2011 12:05

Ka qenё vetё kёngёtarja e madhe shqiptare qё ka dhёnё kёtё lajm sensaciona. Dhe nё njё mёnyrё aq tё veçantё, siç di tё bёjё vetёm ajo.

Nё faqen zyrtare tё saj nё FaceBook, Aurela ka dhёnё njё mesazh shumё tё bukur duke e postuar atё pjesё-pjesё:

1-      “Ju e dini qё nuk rri dot pa i thyer rregullat. Kёtё herё e bёra kur hipa edhe nё skenё.” Shumё adhurues tё saj kanё vijuar menjёherё tё komentojnё se pёr çfarё bёhej fjalё. Mos ishte faji i kёsaj qё u skualifikua?

2-       “Nё skenё duhej numri i saktё i personave; vetёm gjashtё lejoheshin. Shqipёria kishte 7.” Adhuruesit e saj kanё filluar tё komentojnё duke bёrё llogaritё: Aurela, tri vokalistet, bateristi, kitaristi dhe kush tjetёr?

3-      “Ishim shtatё sepse kam njё ёngjёll brёnda qёnies time qё po rritet pёrditё dhe qё kёndoi duet me mamin e vetё nё skenёn e EuroVizionit… Pres fёmijёn tim tё parё.” Kjo ka qёnё deklarata e fundit e saj qё u ka dhёnё pёrgjigje tё gjithё fansave.

Njё lajm shumё i bukur edhe pёr fansat e saj tё cilёt vazhdojnё akoma ta urojnё nё statusin e saj nё rrjetit social FaceBook.

Shumё urime i pёrcjellin Aurelёs edhe stafi i Lajmeshqip.com. Ajo gjithёsesi ёshtё fituese!