Lajme Shqip Tuesday, 18 June 2013 19:10

Aurela Gaçe ka dhënë një intervistë të gjatë për Gazetën Shqiptare, ku ajo rrëfen shumë gjëra. Fillimisht, Aurela ka folur për sezonin e parë në “Crazy Calvin”.

“Po t’i rikthehemi “Crazy Calvin”. E vërteta është që, – siç e kam shprehur edhe në një status timin në “Facebook” – kam kaluar një ekstazë shpirtërore. Është shumë e rrallë për artistin që të kalojë në ekstazë shpirtërore. Është mrekulli! Unë nuk e di se çfarë mund të kërkojë më tepër artisti, sepse vetëm kështu ndihesh e plotësuar, kur i ke prekur njerëzit nga afër”, ka thënë ajo.

Ndërkaq e pyetur se çka presim në sezonin veror nga Gaçe dhe a do të ketë këngë të reja, ajo është përgjigjur:

“Kam pasur shumë kërkesa në fakt dhe mezi i kemi manovruar, që të kem mundësi të lëviz edhe në diasporë edhe në Kosovë, pasi vërtet nuk kemi pasur kohë dhe ndonjëherë u ngelet hatri miqve që i kam refuzuar. Unë jam duke punuar shumë fort për një këngë, do doja që të dilte pak më përpara, por nuk jam duke e shtyrë. Çdo gjë në momentin e duhur. Kënga është pothuajse gati nga ana e audios. Është punuar në studion e Adrian Hilës, në një bashkëpunim që besoj se do të jetë i bukur, pasi edhe vajza ime e ka mësuar këngën. E dëgjon në makinë dhe shoh që reagon dhe e këndon, pasi i ka mësuar edhe fjalët e para. Kjo më duket shenjë e mirë, sepse po iu fut fëmijës në kokë kënga, do të thotë bëhuni gati pasi po vjen një vullkan”.