Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 08:00

Vlorë – Dy këngëtaret vlonjate, Aurela Gaçe dhe Poni (Shqiponja Karafilaj), do të sjellin së shpejti një këngë të përbashkët.Planin për realizimin e duetit thuhet ta kenë thurur gjatë takimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishin të ftuara të këndojnë.

Kënga do të jetë një kombinim i zhanreve që pritet të pëlqehet në publik duke marrë parasysh  suksesin e hiteve të mëparshme të tyre.

Poni dhe Aurela kanë disa gjëra të përbashkëta ato janë bërë nëna (Aurela ka një vajzë, kurse Poni një djalë), të dyja e mbajnë fshehur jetën e tyre private dhe nuk i ekspozojnë bashkëshortët, si dhe të dyja janë nga Vlora.(LajmeShqip.com)