Lajme Shqip Thursday, 14 April 2011 14:48

Prishtinë – Universiteti Amerikan në Kosovë do të jetë nikoqir i një ngjarje unike teknologjike, në kuadër të së cilës pritet të marrin pjesë disa emra të njohur të tregut të teknologjisë informative nga vendi dhe rajoni.

Me rastin e këtij festivali do të bëhet lansimi zyrtar i në Kosovë, që pritet të udhëhiqet nga Tristan Nitot, drejtor ekzekutiv i Mozilla Europe, dhe pas tij sipas agjendës do të ketë disa prezantime në lidhje me Firefox 4 nga ana e FLOSSK.

Në ndërkohë gjatë ditës së parë të mbajtjes së mini-konferencës pra prej datës 15 prill në nga ora 14:00 në Ambientet e Universitetit Amerikan në Kosovë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të shohin edhe disa prezantime tjera që kanë të bëjnë me sisteme të menaxhimit të përmbajtjeve, softuer me kod të hapur për rrjet, programim në IT, etj.

Në ditën e dytë, përkatësisht me 16 prill prej orës 12:00 deri në 17:30, do të organizohet një ekspozitë projekteve të studentëve të Teknologjisë Informative të AUK.