Lajme Shqip Saturday, 13 August 2011 13:49

Sipas burimeve të “The Sun”, futbollisti Ashley Cole dhe këngëtarja Sheryl po planifikojnë një darkë familjare të përbashkët.

Të dy ish-burrë e grua, të cilët po planifikojnë të ardhmen sërish së bashku, shpresojnë që të afërmit e tyre t’u japin bekimin e tyre gjatë darkës. Një mik i tyre është shprehur: “Tashmë Ashley dhe Cheryl janë një çështje e mbyllur, pasi ata janë të sigurtë që duan të qëndrojnë bashkë. Por ata kanë nevojë të organizojnë këtë darkë familjare pasi duhet qetësuar situata mes familjeve. Ka ende mëri ndërmjet tyre, sidomos nga ana e familjarëve të Cheryl.”

Familjarët e Cheryl-it, mamaja Joan dhe vëllai Garry do të darkojnë me familjarët e Ashley-t, mamanë Sue dhe vëllain Matthew në Essex.

Këngëtarja bukuroshe 28-vjeçare, i ka blerë yllit të futbollit Ashley-t 30-vjeçar, një varëse që simbolizon “dashurinë, forcën, qëndrimin bashkë dhe përjetësinë”.

Ndërsa ai  ka blerë një tavolinë hockey prej 2 metrash, ndërkohë që është duke rimobiluar shtëpinë e tyre të vjetër në Godalming, Surrey. Rrobat e këngëtares janë zhvendosur fshehurazi në apartamentin e tyre. (LajmeShqip.com)