Lajme Shqip Tuesday, 05 July 2011 20:39

Ylli i Chelseat, Ashley Cole, ka konfirmuar bashkёpunimin e tij nё biznes me Jay-Z pёr njё restorant tё mrekullueshёm dhe njё klub nё qёndёr tё Londrёs.

Ashley gjithashtu ёshtё duke nxitur edhe disa nga kolegёt e tij tё Premier League pёr tё bashkёpunuar nё kёtё projekt i cili do tё punёsojё shumё tё papunё me kontratё afatgjatё.

“Jam i mrekulluar qё po punoj me Jay-Z. Jam rritur duke dёgjuar muzikёn e tij dhe tё bёrit biznes me tё, pёr mua ёshtё mahnitёse. Projekti jonё kёrkon mё shumё fonde, tё cilёt po i kёrkojmё nё mes tё futbollistёve dhe muzikantёve”, ka thёnё ai.

Ndёrsa Jay pёr kёtё projekt ёshtё shprehur: “Ky do tё jetё vёndi mё fantastik i vёndit!”.

NVA Entertainment Group kanё shpenzuar nёntё muaj pёr tё bёrё tё mundshёm arritjen e kёsaj marrёveshje. Klubi do tё jetё gati pёr vitin e ardhshёm. (LajmeShqip.com)