Lajme Shqip Friday, 10 August 2012 15:36

Të zgjedhurit dizajnin e duhur për thonjtë tuaj mund të jetë e vështirë dhe e komplikuar pasi duhet t’i përshtatësh me veshjet, sikurse duhet edhe të bëjnë kontrast me lëkurën tuaj.

Nëse kohët e fundit ju ka humbur frymëzimi i duhur për dizenjon e thonjve, mos u bëni merak. Për këtë ju vjen në ndihmë seti fotografik që do t’ju paraqesim më poshtë.

Pamja perfekte e thonjve për një femër, që dëshiron të duket e përsosur në çdo moment, është një detaj i domosdoshëm. Ka disa modele dizenjimi ndër të cilat mund të zgjidhni dhe t’i realizoni në thonjtë tuaj, mjafton që të zgjidhni atë të duhurin, që ju bën të jeni gjithnjë në modë.

Dizenjo me bazë ngjyrë rozë e ndezur, e shoqëruar me gurë me shkëlqim; ngjyra portokalli, bojëqielli, ngjyra bezhë, rozë e pakët, janë këto ngjyrat më të pëlqyera në këtë verë. Ky koleksion përmban gjithashtu dizenjo me motive lulesh, kuadrate,  pika dhe kombinimi i tyre me gurë, e bën edhe me të veçantë pamjen tuaj.

Nëse jeni tipi i femrës moderne dhe po kërkoni dizenjo më të sofistikuara, dizenjimi i thonjve njëngjyrësh, duke i alternuar me vija të ngjyrave të ndryshme, si dhe duke e shoqëruar me llak vezullues, me xixa ose me dizenjo në formë yjesh, do t’ju dhurojë një dizajn të mrekullueshëm. Mos harroni se ngjyra e përdorur në dizenjo mund të zgjidhet sipas dëshirës tuaj personale.

(LajmeShqip.com)