Lajme Shqip Tuesday, 08 October 2013 14:27

Arta Dobroshi ka marrë  Çmimin “Professional Excellence Award” në Nju- Jork nga organizata humanitare “Motrat Qiriazi”.  

Arta eshte njëra ndër 4 personat që nderohen me rastin e 20-vjetorit të kësaj organizate. Më parë me këtë çmim ishin nderuar Rose Kolaj, Jim Romeo dhe Dr. Anna Kohen.  

Për këtë rast të veçantë dhe të rëndësishëm, Arta është e përkrahur nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, shkruan INA.

Arta Dobroshi në edicionin e 63-të të “Berlinales” sivjet u kthye me epitetin “Shooting Star” , një çmim prestigjioz që  ndahet në ceremoninë “Berlin Palast”.