Lajme Shqip Wednesday, 05 December 2012 01:35

Los Anxhelos – Fondacioni WIFTS e nderoi Arta Dobroshish me çmimin “Barbara Tipple Best Actress” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit dhe Televizionit për Gra, në Los Anxhelos, për rolin e saj në filmin “Three Worlds”.

Ky film francez me regji të Catherine Corsini, gjithashtu ka marrë pjesë në seksionin e “Un Certain Regard” në Festivalin e Filmit të Kanës në vitin 2012.

Fondacioni WIFTS ka për qëllim që fytyrat e reja të femrave artiste t’i zbulojë dhe t’i bëjë ato sa më të njohura në arenën e industrisë argëtuese, sociale, por edhe humanitare dhe këtë e bën përmes formës së filmit dhe televizionit.

Ceremonia zyrtare e ndarjes së çmimeve u mbajt në Los Angeles në kinemanë e Quentin Tarantinos, “New Beverly Cinema”.(LajmeShqip.com)