Lajme Shqip Thursday, 22 November 2012 12:18

Paris – Aktroja kosovare Arta Dobroshi është nominuar në festivalin e filmit Cesar Awards, në kategorinë “Best Newcomer” për rolin e saj në filmin “Trois mondes” (Tre botët).

Ky film ka qenë në nominim edhe në Festivalin e Filmit të Kanës, ndërsa tani Arta po nominohet në kategorinë Artistja e Re më e Mirë në festivalin e sipërpërmendur.

Në filmin “Trois mondes”, aktorja kosovare luan përkrah aktorëve të njohur francezë si Clotilde Hesme, Adèle Haenel e shumë të tjerë.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Cesar Awards, që konsiderohen edhe si “Oskari francez” do të mbahet më 22 shkurt të vitit 2013.(LajmeShqip.com)