Lajme Shqip Wednesday, 02 October 2013 17:59

Dashuria që ka për vjehrrën ka bërë që Arta Bajrami të di çdo detaj për të, mbase nuk e harron dot as edhe ditëlindjen e saj dhe pikërisht në ditën e djeshme ajo përveç që i kishte përgatitur një festë të befasishme, kishe blerë edhe një dhuratë mjaftë të çmuar.

Edhe në rrjetin social Facebook, Arta e kishte uruar vjehrrën për të cilën thotë se e do shumë duke thënë të mos ketë pasur asnjë problem të deritashëm me nënën e bashkëshortit të saj.

“Jam mjaftë e kujdesshme ndaj nënës së Xhimit, e dua shumë dhe deri më tani nuk kam pasur asnjë konflikt me të. I uroj ditëlindjen nënës duke i thënë se është një njeri i çmuar për mua dhe për vajzën time Viktorian”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Arta në ditëlindjen e vjehrrës kishte përgatitur një ndejë duke ftuar familjen dhe miqtë e saj.