Lajme Shqip Thursday, 04 August 2011 12:59

Ja tek del rasti i një truproje aq të vrullshëm, saqë menjëherë happen dyert e burgut për të.

Në Angli nuk bëhet shaka! Nobu, truproja gjigand i Justin Timberlake, ka përfunduar në burg.

Siç ju pati raportuar dje Portali LajmeShqip.com, Mila dhe Justin kishin darkuar në një restaurant japonez, gjatë qëndrimit të tyre në Londër për prezantimin e filmit të tyre “Friend’s With Benefits”. Por kur ata kanë dalë nga restoranti e kanë gjetur veten e tyre në një rrugë të bllokuar nga paparacët.

Në fakt insistimi i një fotografi nuk duhet ta kapërcejë kufirin e truprojes. Dhe kur kjo ka ngjarë, fotografi e ka gjetur veten e tij të rrëzuar përtokë, nga një gjuajtje gati si akrobatike.

Megjithëse asnjë fotograf nuk u dëmtua, mali i muskujve të Nobusë përfundoi gjithësesi në burg.

Sigurisht, që nuk e kanë mbajtur gjatë, pasi e kanë liruar pas disa orësh. Në fakt paparaci në këtë rast duhet të gjobitet që ka kaluar me forcë kufirin e lejueshëm, sepse në të kundërt të gjithë paparacët do të luftonin me forcë për të shkrepur ndonjë foto më shumë. (LajmeShqip.com)