Lajme Shqip Wednesday, 06 July 2011 14:04

Nuk e ka thёnё kot populli njё fjalё tё mençur: “Bёmё baba, tё tё ngjaj”.

I tillё ёshtё edhe rasti i familjes sё aktorit tё famshёm hollivudian Nicolas Cage. Pas trazirave tё shkaktuara nga vetё Nicolas kohёve tё fundit, stafetёn duket se e ka marrё djali i tij.

Djali i tij Weston Cage me bashkёshorten e tij Nikki janё arrestuar pёr motive dhune nё familje.

“Mos u martoni!”, ёshtё pёrgjigjur rrufeshёm Weston teksa pritej nga paparacёt nё dalje tё rajonit policor nё Los Angeles.

Djali i Nicolas Cage ka pёrfunduar nё qeli pas njё ‘beteje’ tё dhunshme qё kishte patur me gruan e tij Nikki brёnda ambjenteve tё shtёpisё sё tyre. Sipas informacionit tё marrё nga disa dёshmitarё, gruaja e ka goditur Weston me njё shishe qelqi nё krah duke i shkaktuar gjakderdhje; mё pas thuhet tё ketё filluar t’i gjuajё atij me grushta fytyrёs, pёr t’i dhёnё fund ngjarjes me skenёn qё tmerroi tё gjithё komshinjtё: hipi mbi ballkon dhe e kёrcёnonte se do tё hidhej poshtё.

Pёr aq sa e njohim, Weston Cage nuk ёshtё tip i qetё dhe kёshtu ai i ёshtё pёrgjigjur dhunёs me dhunё, duke i detyruar agjentёt e policisё t’i arrestojnё qё tё dy.

Dhe po tё mendosh mirё… çifti nё fjalё u martua pёr Pashkё nё prill! Nё qoftё se kjo periudhё mund tё quhet ‘muaji i mjaltit’, imagjinoni si do tё pёrfundonte kjo histori ndёrmjet kёtyre tё dyve.

Ndёrkohё Weston ёshtё liruar me kusht pasi ka paguar 34 mijё euro, ndёrsa gruaja e tij Nikki ndodhet akoma brёnda.

Tё kesh njё baba tё famshёm dhe tё pasur, gjithmonё do tё tё bёnte punё. (LajmeShqip.com)