Lajme Shqip Monday, 11 July 2011 16:52

Arnold Schwarzenegger dhe Mildred ‘Patty’ Baena janё duke kaluar kohё sё bashku… nё telefon. Nё fakt, ata janё duke diskutuar pёr t’u takuar ballё pёr ballё me djalin e tyre Joseph.

Shumё burime tё tabloidit TMZ kanё raportuar se Baena dhe Arnoldi kanё folur disa herё bashkё nё telefon, duke pёrfshirё edhe mbrёmjen kur shpёrtheu skandali.

Patty qё mbas rrёfimit tё sekretit tё saj tek Maria, nuk ёshtё kthyer mё nё shtёpinё Schwarzenegger, sikurse edhe nё shtёpinё e saj nё Bakersfield, pёr shkak tё interesit tё medias qё tregon ndaj tyre.

Por duket sikur pavarёsisht kёtyre ndarjeve dhe divorceve zyrtare, palёt kanё diskutuar pёr njё takim tё pёrbashkёt tё tё gjithёve. Asgjё nuk ka ndodhur akoma. Bisedat dhe fjalёt kanё ngelur vetёm nё ajёr. Besojmё se do tё na duhet pak kohё pёr tё pritur nёse Arnoldi do tё arrijё t’i bashkojё tё gjithё fёmijёt e tij nё njё takim… (LajmeShqip.com)