Lajme Shqip Tuesday, 25 August 2015 13:57

Në Argjentinë i kanë krijuar një mural yllit të futbollit, Leo Messi në shkollën e tij dikurshme, për ta nderuar atë.

“Escuela Nº 66 General Las Heras” në Rosarioa (vendlindja e Messit), kanë festuar faktin se Messi ka shkuar në atë shkollë, duke e pikturuar imazhin e tij në murin e jashtëm të shkollës, transmeton koha.net shkrimin e sport-english.

Piktura e tij është e madhe rreth 40m² dhe për ta kompletuar këtë pikturë janë dashur rreth 1.500 litra ngjyrë, me Messin në fanellën e Argjentinës.

Këtë mural e ka bërë Paulo Consentino, transmeton Koha.net. Ky artist më parë ka pikturuar edhe yje të tjerë të Barcelonës, Suarezin dhe Neymarin.

Projekti është përkrahur nga fondacioni “Lionel Messi Foundation”.

Messi kohëve të fundit është kritikuar shumë për paraqitjet e tij me kombëtaren e Argjentinës dhe është akuzuar se nuk po e jep maksimumin për këtë fanellë.