Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 14:42

Megjithëse u përfol se do të rikthehet në Big Brother, njëra ndër moderatoret më të dashura shqiptara, Arbana Osmani, do të vijë në ekran me një format tjetër.

Arbana do të moderojë sërish një reality show por që ka të bëjë me persona të famshëm, shkruan info media albania.

Top Channel ka blerë patentën e formatit ndërkombëtar “I Can do That” dhe do të jetë pikërisht ky formati do të vij në moderimin e Arbana Osmanit dhe në produksionin e Rezart Agës.

“I Can Do That” është një format origjinal i izraelianes Armoza Formats, në zhanrin reality-comedy ku përfshihen tetë personazhe të famshem të cilët sfidojnë njëri-tjetrin me një numër artistik që nuk i përket kompetencave të tyre por me bindjen se secili “mund ta bëj atë!”

Konkurentët do të mund të zgjedhin numrin e tyre nëpërmjet garës së shpejtësisë në ngjitjen e shkallëve në studion televizive. Më pas, ata do të kenë një javë kohë për tu përgatitur deri në ditë e spektalit ku do të performojnë live numrin artistik që kanë zgjedhur. Publiku do të jetë ai që do të vendos fituesin nëpërmjet votimit.

Emrat që do të jenë pjesë e garës nuk janë bërë ende të ditur. Producenti i këtij formati Rezart Aga, ka deklaruar se në konkurrim nuk do të jenë vetëm emrat më në zë të ekranit  dhe skenës, por ata do të zgjidhen në bazë të aftësive për të qënë të gatshëm në performanca të një niveli tepër të lartë, siç kërkon ky spektakël edhe në vende të tjera ku realizohet. Spektakli parashikohet të nis në Tetor në erkanin e Top Channel, për herë të parë në Shqipëri dhe gjithçka mbetet për tu parë me shumë kureshtje.