Lajme Shqip Wednesday, 17 August 2011 15:59

Hetuesit amerikanë po hetojnë mbi personin anonim të fiksuar pas supermodeles shqiptare Anxhela Martini.

Mësohet se një njeri anonim i ka informuar mediat rozë me informacione të pavërteta në lidhje me reperin Kanye West.

Pak ditë më parë u publikua në Amerikë se këngëtari i njohur amerikan ja kishte mbyllur derën në fytyrë Anxhelës, gjatë një feste që ai vetë organizonte. Por agjentja e bukuroshes 25-vjeçare shqiptare i ka mohuar këto lajme.

Ky informacion u bë i ditur nga “New York Daily News” sipas të cilit agjensia e njohur e modës “Elite” e ka përjashtuar Anxhelën për shkak të këtyre thashethemeve.

Megjithëse Martini realisht nuk është më pjesë e kësaj elite, menaxherja e saj Marissa Marold ka përgënjeshtruar përjashtimin duke e përcaktuar se Anxhela u largua vetë.

Thashethemet në “New York Daily News” për të kanë qënë aq të shumëllojshme sa  kanë shprehur dëshirën e Anxhelës për të patur fëmi me Kanye dhe deri vizitën e saj tek një fallxhore për të parë nëse do të vazhdonte lidhjen me reperin. (LajmeShqip.com)