Lajme Shqip Monday, 30 April 2012 15:22

Festivali që ishte projektuar dhe planifikuar të drejtohej prej Elton John, është anuluar.

Nuk bëhet fjalë për një fesitval të zakonshëm, por për një festival muzikor të homoseksualëve, i propozuar nga këngëtari Sir Elton John. Pritej që ky event muzikor i pagëzuar me titullin “Pride House” (shtëpia e krenarisë) të mbahej në Londër gjatë Lojërave Olimpike, por që tashmë ka mbetur thjesht dhe vetëm një projekt.

Qëllimi i këtij eventi ishte për sensibilizimin ndaj homofobisë në fushën e sportit, mirëpo për mbështetësit financiar ky aktivitet nuk i është dukur fitimprurës. Organizatorët e këtij festviali kanë deklaruar se kjo ide nuk do të sillte asnjë përfitim të majmë, ndaj edhe në momentin e fundit janë tërhequr.

Sakaq, nga artistët që kishin konfirmuar pjesëmarrjen nuk ka ende asnjë deklaratë por mediat citojnë burime anonime dhe thonë se Elton John, ka reaguar ashpër kur ka mësuar për anulimin e këtij festivali, ndonëse publikisht nuk ka bërë asnjë deklaratë.