Lajme Shqip Sunday, 14 July 2013 14:15

Bukuroshja nga Prishtina, Antigona Sejdiu, ka rrëmbyer kurorën “Miss World Kosovo 2013” në spektaklin e organizuar në Sheshin 21.
Ajo do të përfaqësoj Kosovën në shtator në konkursin ndërkombëtar “Miss World 2013” që mbahet në Indonezi, shkruan ina. 
Kosova debuton në këtë spektakël dhe Antigones i urojmë suksese në përfaqësimin sa më të denjë të shtetit tonë. Ajo do jetë atje përkrah Ersela Kurtit, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë.