Lajme Shqip Saturday, 19 November 2011 13:20

Si një ndër vajzat më të famshme të sportit, model për format e saj trupore, Anna Kourniova është fotografuar në një shëtitje me barkë në plazhin e Miami-t.

30 vjeçarja ruse në shoqërinë e të dashurit të saj prej vitesh, këngëtarin latin Enrique Iglesias, vetëm nëpërmjet fotografive ka dhënë një lajm mjaft të bukur. Atë çfarë nuk e kanë treguar me fjalë, e kanë thënë më së miri format trupore të tenistes.

Me një bark tejet të harkuar Anna jep shpjegimin e atyre kilogramëve të shtuar dy muajt e fundit dhe, mbi të gjitha të largimit të menjëhershëm nga programi televiziv “The Biggest Loser”, ku kishte rolin e trajneres.

Në këtë shëtitje qetësuese dhe romantike midis tyre, Enrique është fotografuar teksa puthte barkun e saj.

Ata ndodhen në Miami, pasi Enrique është kandidat për artistin më të mirë latin, spektakël i cili do të organizohet mbrëmjen e sotme. (LajmeShqip.com)