Lajme Shqip Tuesday, 21 February 2012 12:30

Mbas kaq vitesh e bërë e famshme për publikun shqiptar, më në fund kemi një lajm për jetën private të Anjeza Shahinit. Këngëtarja prej disa kohësh është duke përjetuar një histori të bukur dashurie me një djalosh simpatik.

Djaloshi që ka bërë për vete këngëtaren quhet Pol dhe është nje qytetar anglez. Pol prej kohësh jeton në Shqipëri, ku edhe është njohur me Shahinin.

Historia e tyre është ruajtur me fanatizëm të madh nga këngëtarja dhe rrethi i saj i ngushtë i miqve. Mirëpo, ashtu siç dikur ka kënduar e ndjera Anita Bitri, “Një dashuri nuk mund të mbetet anonim” edhe kjo histori nisi të përflitet dhe të dalë në shesh.

Kështu, të afërm të këngëtares sigurojnë që nuk bëhet fjalë për një histori kalimtare, por tepër serioze. Kjo është e para histori dashurie e publikuar për Anjeza Shahinin. (Bluetooth)