Lajme Shqip Friday, 08 July 2011 16:40

Karriera e Jennifer Aniston dje mbasdite shёnoi njё etapё tё re, kur ajo la gjurmёt e duarve dhe kёmbёve tё saja nё çimenton jashtё Teatrit Kinez, nё Hollivud.

E shoqёruar nga kolegu i saj, Justin Bateman dhe i dashuri i saj Justin Theroux (mё nё fund me mjekёr tё rruar!), Aniston duke qeshur zhyti duart dhe majёn e kёmbёve tё saja nё allçi, nё sy tё njё turme  tё madhe admiruesish. Jen 42-vjeçare dukej e adhurueshme teksa pёrpiqej tё ecte nё majё tё gishtave.

Aktorja ka qenё duke promovuar filmin e saj ‘Horrible Bosses’, i cili ka filluar shfaqjen e tij nё kinema qё nga dita e sotme.

Jen, e cila prej pak kohёsh ёshtё duke pёrjetuar njё romancё, pёrpara disa ditёsh ka dhёnё njё intervistё ku tregonte se filmi ku kishte aktruar “The Break-Up” e kishte ndihmuar shumё pёr t’i dhёnё drejtim lidhjes me Brad Pitt, ish tw dashurin e saj. (LajmeShqip.com)