Lajme Shqip Friday, 27 April 2012 13:40

Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie gjatë fundjavës ka qenë në Ekuador për të vijuar misionin e saj të ambasadores së Kombeve të Bashkuara.

Jolie ka qenë në një kamp refugjatësh ku gjenden fëmijë dhe ka qëndruar për disa orë me ta.

Nëpërmjet një komunikate të OKB-së është lajmëruar se aktorja e cila tanimë është po aq e njohur edhe për misionin e saj të bamirësisë dhe thirrjeve ndaj qeverive të ndryshme për të qenë pranë njerëzve në nevojë.

Kjo është e para vizitë zyrtare e saj në Ekuador këtë muaj dhe jo vetëm kaq. Si e dërguar e Kombeve të Bashkuara, artistja është takuar edhe me ministrin e Jashtëm të Ekuadorit, Ricardo Patino.

Pas përfundimit të takimit me zyrtarin e lartë të Ekuadorit, Jolie ka deklaruar: “E inkurajoj këtë qeveri që të vazhdojë të ndihmojë familjet e rrezikuara”.