Lajme Shqip Saturday, 07 April 2012 10:00

Ajo është konsideruar si një nga familjet më të mëdha ‘VIP’. Familja Pitt-Jolie po përjeton një periudhë aspak të qetë. Kështu ka raportuar National Enquirer, sipas së cilës Angelina Jolie është duke luftuar për të mos humbur kujdestarinë e djalit të saj të adoptuar Pax.

Nëna e 8-vjeçarit Pax, që dikur e kishte braktisur djalin e saj për shkak të problemeve me drogën, sot që është pastruar kërkon dëshpërimisht të marrë sërish kujdestarinë e tij.

Angelina dhe Brad e adoptuan Pax në vitin 2007, të marrë nga shtëpia e fëmijëve në Vietnam kur ai ishte vetëm tre vjeç.

Sipas Enquirer, nëna biologjike Pham Thu Dung, që hoqi menjëherë dorë prej tij pas lindjes, është lidhur me një agjensi avokatie dhe po kërkon me çdo çmim bashkimin e familjes së saj në Vietnam.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie kanë 6 fëmijë, 3 prej të cilëve janë të birësuar. (LajmeShqip.com)