Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 11:55

Angelina Jolie dhe Brad Pitt sëbashku me familjen e tyre të madhe prej gjashtë fëmijësh kanë kaluar disa ditë në Vietnam, ku Pitt mori pjesë në premierën e filmit të tij “Moneyball”.

Ditën e djeshme atyre u është dashur të largohen dhe Jolie është fotografuar teksa ngushëllonte djalin e saj Pax që dukej i trishtuar që po largohej nga vendlindja e tij. Hera e fundit që ai ishte në Vietnam, ka qenë përpara 4 viteve, kur Angelina e mori nga shtëpia e fëmijës dhe e adoptoi si fëmijën e saj.

Jolie në ato momente u ka thënë gazetarëve se fëmijët ishin kënaqur shumë në Vietnam dhe se shpresonin që të vini sërish shpejtë. (LajmeShqip.com)