Lajme Shqip Wednesday, 07 December 2011 12:30

New York – Në mbrëmjen e promovimit të filmit të saj, ajo ka evituar të takojë dhe  të fotografohet me vëllain e saj të madh James Haven.

Pavarësisht se në parakalimin mbi tapetin e kuq ata të dy nuk kanë folur, ai ishte atje për ta mbështetur dhe duartrokitur në paraqitjen e filmit të saj “In The Land Of Blood And Honey”.

Kujtojmë se përpara një dekade, në vitin 2000 kur ajo fitoi edhe një Oskar, ajo është fotografur duke u puthur në buzë me vëllain e saj. Në atë kohë ky lajm bëri bujë dhe shumë media filluan t’i akuzonin për inçest. Angelina gjithnjë e ka shprehur dashurinë dhe lidhjen me vëllain e saj të madh, dhe komenteve pas puthjeve të tyre, ajo ju përgjigj nëpërmjet revistës ‘People’:

“Të quash atë gjest inçest, është patetike! Së pari, ne jemi shokët më të mirë të njëri-tjetrit, dhe së dyti nuk ishte ndonjë puthje me gojë hapur. Është diçka zhgënjyese që një gjest kaq i bukur dhe fëminor të trajtohet në një vorbull të tillë.” (LajmeShqip.com)